Rozë

Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevios: Më mungon miku im

Përleshja me Noizyn javë më parë bëri që reperi Cllevio të përfundojë në prangat e policisë.

Nëpër rrjete sociale, “#freecllevio” është një ndër hashtag-et që po përdoret më së shumti, pasi shumë personazhe VIP kanë kërkuar lirimin e reperit Cllevio.

Këtë gjë e ka kërkuar së fundi edhe Arjan Konomi, përmes një video në “Instagram”, ku ai dhe Cllevio shihen mjaft të qeshur me njëri tjetrin gjatë një videoje ‘live’ që kanë bërë më herët.

Më tej, Arjani uron që të shihet shumë shpejt me Cllevion.

Postimi i Arjan Konomit:

“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman  Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur! “

View this post on Instagram

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Ariani dhe Cllevio kanë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin./Shqip.com