Rozë

Arjan Konomi i reagon ashpër Zhaklinës dhe Arbërit

Debati mes opnionistëve të Big Brother Vip Albania dhe banorëve ka krijuar shumë reagime jashtë.

Opinionistët po kritikohen për qasjen e tyre ndaj banorëve, duke i marrë gjërat edhe me shaka dhe ironi.

Ndërsa, për këtë ka reaguar edhe opinionisti Arjan Konomi.

Ish opinionisti i Big Brother postoi një video në rrjetin social Instagram, ku u shpreh se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në një nivel të jo atij formati duke i krahasuar me njerëz të rëndomtë dhe mediokër.

“Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm”, tha ai.

Tutje, Konomi tha se qasja e tyre “është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur”.

“Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”.

/Shqip.com