Rozë

Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore

Arjan Konomi

Opinionisti Arjan Konomi ka disa ditë që është operuar në Jordani.

Ai tashmë në një video në TIK Tok ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të tij, duke treguar që është mirë dhe shpreson të mos ketë komplikime me tutje.

Ai ka treguar se po rikthehet në Shqipëri pasi i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit që i ndodhi.

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”-shprehet Arjan Konomi gjatë videos.

Dy ditë më parë Arjan Konomi u shfaq në spital, për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.”

Ndryshe, nuk dihet nëse ai do të vazhdojë që të jetë pjesë e Perputhen./SHQIP.com