Rozë

Arilena Ara zbulon surprizën e radhës

Arilena Ara

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria padyshim që në këtë vite është njëra ndër këngëtarët më aktive të skenës muzikore.

Bëhet fjalë për Arilena Ara, e cila ka paralajmëruar albumin e saj të parë të titulluar “Pop Art”.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo paralajmëroi projektin e radhës, i cili është pjesë e albumit të saj të parë.

“Ke me mungu” nga “Pop Art” albumi, vjen së shpejti, shkroi ajo. 

Në anën tjetër, projekti i saj në bashkëpunim me Dafina Zeqirin u komentua shumë në rrjet për shkak të afërsisë që dyshja kishte në klip.

Projekti titullohet “Thirre Policinë”, i lansuar para dy javë dhe numëron mbi dy milionë klikime./SHQIP.com