Rozë

Arilena Ara sjell festivalin e saj të parë në Shqipëri

Arilena Ara

U bë kohë e gjatë që Arilena Ara nuk  ka marrë pjesë në ndonjë festival, por siç duket pritjes i ka ardhur fundi.

Në datën 19 nëntor, në orën 19:00, sheshi “Skënderbej” do të presë mijëra persona për të festuar “ngjyrat” e albumit të ri të Arilena Arës.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Instagram nga këngëtarja, ka treguar se për këtë album ka punuar disa muaj.

“Jam e lumtur t’ju prezantoj projektin më të rëndësishëm artistik të jetës time”, ka shkruar ajo.

Pjesë e këtij festivali do të jenë edhe këngëtarë të njohur si Gjon’s Tears dhe Noizy.

Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital para mijëra vetëve në Tiranë për Arilenën.

Arilena Ara

Albumi “Pop Art”, me 12 këngë përfshirë këtu edhe “Thirr Policinë”, “Ke me mungu”, “Aligator” dhe “Murderer”, të cilat janë të lansuara më parë.

Se çfarë surprizash do të ketë “Pop Art Festival” mbetet për t’u zbuluar në 19 nëntor, në sheshin Skënderbej!/SHQIP.com