Rozë

Arilena Ara shfaqet pa grim në këngën e re

Artistja e mirënjohur shqiptare, Arilena Ara ka lansuar këngën e re.

Me këngën “Dashuria ime”, Arilena shfaqet në kërkim të dashurisë së humbur.

Teksti është shkruar nga Timo Flloko.

Kënga është bashkëngjitur me video-klip, ajo që u tërhoqi vëmendjen dëgjuesve ishte edhe thjeshtësia e artistes.

Arilena në video-klip është shfaqur e tëra pa grim.

/Shqip.com