Rozë

Arilena Ara reagon për konfliktin Rusi-Ukrainë

Arilena Ara

Ukraina ka marrë mbështetjen e pothuajse të gjithë shteteve sa i përket luftës që po has me Rusinë.

E në këtë mbështetje nuk ka munguar edhe nga figurat publike shqiptare.

E së fundmi, këngëtarja shqiptare Arilena Ara postoi disa fotografi, ku ka kundërshtuar Rusinë dhe ka kujtuar performancën dhe mikpritjen që i bëri populli ukrainas kur ajo performoi në Ukrainë.

Kjo kishte ndodhur në korrik të vitit 2017, kur fama e Arilenës ishte shtrirë deri në shtetet e Evropës Lindore me hitin e saj “Nëntori”.

E krahas saj kanë postuar mbështetjen e tyre ndaj popullit ukrainas dhe situatën e rendë që janë duke u ndodhur./SHQIP.com