Rozë

Arilena Ara pas koncertit në Tiranë: Ishte mbrëmja më e paharrueshme e jetës sime

Arilena Ara dhe Gjoni

Arilena Ara ka mbajtur mbrëmë koncert në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë për të promovuar albumin e saj të ri “Pop Art”.

Arilena u prit nga mijëra fansa për të ndjekur nga afër përformancën live të saj.

Këngëtarja në Instagram ka thënë së mbrëmë ka qenë një prej netëve më të bukura në karrierën e saj.

“19 Nëntor, “POP ART” Festival në zemër të Tiranës, nën dritën e hënës me eklipsin më të bukur ndër shekuj! Me bekimin tuaj, ishte mbrëmja më e paharrueshme e jetës sime”, ka shkruar Arilena.

Pjesë e këtij festivali kanë qenë edhe këngëtarët Gjon’s Tears dhe Noizy.

Albumi “Pop Art”, me 12 këngë përfshirë këtu edhe “Thirr Policinë”, “Ke me mungu”, “Aligator” dhe “Murderer”, të cilat janë të lansuara më parë./SHQIP.com