Lajme

Arifi: Shaip Kamberi – shkaktar i humbjes së zgjedhjeve

Kryetari i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi

Në zgjedhjet e 3 prillit, partitë shqiptare nuk arritën të sigurojnë asnjë ulëse në parlamentin e Serbisë.

E shkaktar kryesor i këtij rezultati, sipas Arifit është prishja e marrëveshjes së Tiranës nga Shaip Kamberi nga Koalicioni i Shqiptarëve.

“Në Preshevë njerëzit janë dëshpëruar në përgjithësi ndaj politikave të Kamberit me prishjen e marrëveshjes së Tiranës. Dhe prandaj e kanë bojkotuar. Ani pse ADSH ka bërë fushatë i kemi motivuar, prapë nuk kanë dalë të votojnë.

Dhe kjo është kryesorja. Shkaku kryesor i daljes së vogël të votuesve ka qenë egoja e Kamberit dhe përçarja që ia ka bërë Luginës së Preshevës”, tha Arifi në një intervistë për SHQIP.com.

Sipas të dhënave nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi “Koalicioni i Shqiptarëve” i Shaip Kamberit ka marrë besimin e 0.26 për qind të qytetarëve, gjegjësisht ka 9,651 vota.

Ndërsa, lista tjetër e shqiptarëve e kryesuar nga Shqiprim Arifi, “Alternativa për Ndryshim” ka marrë ka vetëm 0.09 për qind apo 3, 273 vota.

————————————————————————————————————

Arifi: Vuçiqi nuk ishte kandidati më i keq për president të Serbisë

Shqiprim Arifi, kryetar i listës Alternativa Demokratike Shqiptare vlerëson se Aleksandar Vuçiq ka qenë kandidati më i keq për president të Serbisë.

Arifi në një interrvistë për SHQIP.com. tha se ka pasur kandidatë “më të këqinj sesa Vuçiq”.

“ Kanidatët për president, asnjëri në atë listë nuk ka qenë diçka ndryshe nga Vuçiqi në aspektin ndaj shqiptarëve apo Kosovës. Përkundrazi ka pasur njerëz edhe më të këqinjë sesa Vuçiqi në atë listë që në lloj-lloj forma kanë menduar t’i trajtojnë shqiptarët por edhe Kosovën”, u shpreh Arifi. Derisa ka shtuar se janë të “njëjtit shovenista si ata të para 30-vjetëve”.

—————————————————————————————————————-

Arifi për pasivizimin e listave: Bashkimi Evropian është treguar hipokrite

Kryetari i ADSH-së, Shqiprim Arifi ka folur për pasivizimin e listave të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Arifi në një intervistë për SHQIP.com, tha se Bashkimi Evropian, në këtë çështje është treguar hipokrite.

Bashkimi Evropian është hipokrite në këtë drejtim. Hipokrizi e lartë është që të thotë BE-ja duhet ta shikojë kapitullin 23. Sepse vetëm i kanë hapur kapituj të tjerë Serbisë. Në rast se u dasht me shiku kapitullin 23, nuk është dashtë me hap kapituj të tjerë. Sebia ka mangësi të lartë në drejtim të trajtimit të minoriteteve sidomos ne shqiptarët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i ka thënë SHQIP.com se kjo çështje është duke u monitoruar për të shikuar nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut.

“Jemi në dijeni të raporteve për pasivizimin e adresave të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Serbinë Jugore dhe vërejmë gjetjet paraprake të Zyra e OSBE- së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR-it) në këtë drejtim”.

Mes tjerash, ai ka kërkuar që Serbia brenda ‘kapitullit 23 ‘Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore’ të zbatojë kornizën e saj ligjore dhe planin e dedikuar të veprimit për pakicat”, ka thënë Stano. Në kuadër të këtij Kapitulli, kërkohet nga shtetet anëtare ose shtetet që synojnë anëtarësimin në BE, të “shqyrtojnë, respekojnë dhe mbrojtjnë pakicat dhe të drejtave kulturore, në bazë të dokumenteve ndërkombëtare si dhe dispozitave Kushtetuese të shteteve kandidate”, thuhet në këtë pikë.

———————————————————————————————————-

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë janë neglizhente ndaj Luginës së Preshevës

Kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi është shprehur i zhgënjyer me qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Në një intervistë për SHQIP.com, Arifi tha se të dyja janë treguar neglizhente ndaj Luginës së Preshevës në zgjedhjet e 3 prillit.

“Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë neglizhente. Unë jam pak i çuditur me dy qeveritë edhe pse në fakt nuk duhet të çuditemi pas gjithë këtyre çudirave që sa vite, por ne e patëm rastin e 2020-tës, ka qenë shembull i mirë.

Është fatkeqësi që sivjet kanë abstenuar. Nuk kanë qenë hi qenë hiç prezente në këtë iniciatizë. Pesë javë kemi negociuar, pesë javë s’kemi dëgjuar asnjë fjalë nga të dy qeveritë. Tek pas pesë javësh, kur janë dorëzuar listat.

Kur është ndarë Kamberi me listën e vet, Qeveria e Kosovës ka thirrur dhe ka thënë eja të diskutojmë. Kjo ka qenë qesharake”, u shpreh Arifi.

———————————————————————————————————–

Arifi: Nuk e kam votuar Aleksandar Vuçiq

Kryetari i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi, në një intervistë për SHQIP.com ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në Serbi më 3 prill.

Përveç kësaj, ai foli edhe për, siç e quan ai “neglizhencën” e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës.

Po ashtu, Arifi foli edhe për përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi i cili zhvillohet në Bruksel.

Arifi poashtu ka folur edhe për votën e tij për presidentin e Serbisë. Ai tha se nuk e ka votuar për president, Aleksandar Vuçiq.

“Unë jam i lindur dhe i rritur në Gjermani, për mua bojkoti nuk i përket demokracisë së shëndoshë. Unë çdoherë i kam marrë letrat të cilat më servohen në vendvotim. Votoj sipas bindjes time, por për president e kam një bindje e cila është se nuk kemi alternativë president për shqiptarë edhe për këtë aryse fiksohen ato, do të thotë bëhen të pavlefshme dhe për këtë arsye e bëj çdoherë”, u shpreh Arifi.

Theksojmë se Arifi, në zgjedhjet e 3 prillit arriti t’i marrë 0.09 për qind apo 3, 273 vota./Shqip.com