Lajme

Arifi: Qeveria e Kosovës po fle, Serbia ia ka vendosur syrin Medvegjës

Shqiprim Arifi- Kryetar i Luginës së Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar përkrahje më të madhe dhe kujdes nga Qeveria e Kosovës në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, që ka nisur këtë 1 tetor.

Ai ka thënë 8 ditë që kur ka filluar ky proces nuk është kontaktuar nga askush nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt nga askush nga Qeveria e Kosovës. Nëse janë t’u mbajte inate, unë nuk jam t’u mbajte inate. Unë nuk e kam me emocione këtë raport, por duket që ata ka emocione. Kam parë vetëm një video-mesazh të z. Kurti dhe e falënderoj, por është e pamjaftueshme, ka thënë ajo.

Sipas Arifit, ndërkohë që Serbia nuk po fle, në gjumë në raport me këtë proces, është qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Serbisë nuk po fle, ajo po punon, kurse Qeveria e Kosovës është duke fjetur. Me vetëm një video-mesazh, ajo po fle. Serbia ia ka vendosë syrin Medvegjës për moti kohë, dhe ka me realizu. Ndryshe është për ne që jemi në Preshevë, pasi ne reagojmë”, ka thënë Arifi në T7.

Ai më tej, ka thënë se ata kërkojnë angazhim jo video-mesazhe.

“Kërkojmë nga qeveria angazhim, jo vetëm videomesazhe. Duhet me qenë të organizuar… ne e kemi këtu shtetin. Ne dijmë ku jetojnë preshevarët, jetojnë në Fushë Kosovë… hajde të organizohemi me autobusa dhe t’i dërgojmë për regjistrim të popullsisë, sidomos në një proces regjistrimi që mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se ka vite që kanë informuar Qeverinë për situatën në Medvegjë.

Ndryshe, që nga 1 tetori  në shtetin e Serbisë ka filluar regjistrimi i popullsisë.

Deputeti i vetëm shqiptarë në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë thirrje të gjithë popullatës shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të regjistrohen./SHQIP.com

/Shqip.com