Lajme

Arifi: Politika serbe ka tendencë për ndryshim demografik të komunave me shumicë shqiptare

Arifi në takim me Kurtin.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, tha se politika serbe ka tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, përcjell Shqip.com.

Në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Arifi diksutoi me problemet me të cilat përballen ata.

Kryetari i Bujanocit ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e shlyerjes së tyre nga regjistri civil.

“Në Serbi ekziston ligji për shlyerjen e qytetarëve nga regjistri civil, nëse nuk banojnë në adresat, të cilat i kanë të paraqitura, por kjo shlyerje apo pasivizim, po ndodhë në mënyrë selektive dhe nga kjo më së shumti pësojnë qytetarët shqiptarë. Për ne ky veprim i politikës serbe paraqet tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare”, tha z. Arifi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeminstrit, në këtë takim Kurti është shprehur se në takimet që ka pasur në Bruksel me palën serbe por edhe në takimet e konferencat ndërkombëtare, vazhdimisht e rithekson se për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.

“Për çështjen e diplomave, certifikatave, patent shoferëve e lejenjoftimeve, është duke u insistuar në Bruksel, por Serbia vazhdon të refuzojë të njohë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar banorët shqiptarë dhe kërkoi nga liderët shqiptarë që t’i koordinojnë dhe t’i bashkërendojnë veprimet politike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.