Arifi pasi Qeveria e Kosovës ndau 2 milionë euro për Preshevën: Bashkë jemi më të fortë

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se pas shumë vitesh të anashkaluar në kërkesa, më në fund Qeveria e Kosovës ka ndarë dy milionë euro për këtë komunë, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Arifi tha se pasi Presheva është pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës, “bashkë jemi më të fortë”.
“Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina🇦🇱 të jetë pjesë e planifimit buxhetor të Kosovës. Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të 🇽🇰 me 2 mln € për vitin 2022 nga #QeveriaKurti. Bashkë jemi më të forte”, shkroi ai.
Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina🇦🇱 të jetë pjesë e planifimit buxhetor të 🇽🇰.
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) October 29, 2021
Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të 🇽🇰 me 2 mln € për vitin 2022 nga #QeveriaKurti. Bashkë jemi më të fortë 🇽🇰🙏
Ndryshe, të premten, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej dy miliardë e 748 milionë eurosh – 220 milionë euro më shumë apo 8.7 për qind, krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Sipas kryeministrit, Albin Kurti, nga ky buxhet, për herë të parë do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës./SHQIP.com