Lajme

Arifi: Kurti për vite manipuloi qytetarët

Politologu, Dritëro Arifi
Politologu, Dritëro Arifi

Qeveria Kurti është treguar fëmijërore. Kështu vlerësoi politologu, Dritëro Arifi.

Madje, Arifi tha se Kurti papritmas është kthyer në proamerikan, derisa tha se ai duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për manipulimet që u ka bërë vite me radhë.

Qeveria shpesh herë po manipulon. Po thonë që ne e kemi bërë shtetin. Qeveria e Kosovës është treguar fëmijërore dhe adoleshente, mendonte që tani veç pse ka ardhur në pushtet mund ta sundojë botën. Në një farë mënyrë për disa targa, për pak sa nuk u bë luftë, e tash në shkurt i pranon të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe zotohet për marrëveshje të reja. Kurti duhet t’u kërkojë falje njerëzve që në një farë mënyre i ka manipuluar disa vite, e tani përnjëherë u bë proamerikan”, potencoi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Njëherit, Arifi theksoi që Kurti duhet të bëhet proamerikan, mirëpo në kuptimin që të jetë në një vijë me ShBA-të, e njëherit të besoj në proces.

/Shqip.com