Arifi ka lidhje të afërt me Haradinajn – bashkë e prenë shiritin kur përuruan objektin e ERC Trade
Publikuar:
(02.10.2021 20:30:23)
Pronari i objektit të kompanisë ERC Trade – Belux, Arben Arifi, kishte lidhje të afërta me Ramush Haradinajn, derisa ky i fundit ishte në krye të Qeverisë së Kosovës.
Pronari i kësaj kompanie është vëllai i Avni Arifit – ish-këshilltarit kryesor të Haradinajt në kohën sa qeveriste me vendin.
Haradinaj madje nuk kishte si të mungonte në përurimin e objektit të kësaj kompanie e cila ka kryer vepër penale, duke ndërhyrë në brezin e autostradës R7, Prishtinë Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë.
Në dokumentarin e shkurtër hulumtues të publikuar nga Shqip.com, shihet vetë Haradinaj, i cili u ftua edhe ta prejë shiritin gjatë përuruimit të objektit të kësaj kompanie në dhjetor të vitit 2019.
Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni këtu: