Lajme

Arifi dorëzon kallëzimin penal ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar lidhur me pretendimet se mjetet e dhuruara nga Qeveria janë keqpërdorur.

Në një konferencë për media të raportuar nga EO, Arifi thotë se me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti politike në Preshevë.

“Çka ka ndodhë është një anomali politike. Ka ndërruar qasja e Kurtit për Luginën e Preshevës. Dua t’i njoftojë qytetarët se ka ndodhur një krim i organizuar ndaj shqiptarëve të Luginës. Me paratë e Kosovës është munduar që të fuqizohet një parti nga 5 parti në Preshevë”, tha Arifi.

Arifi thotë se këtë situatë e ka imponuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, ia ka shpërndarë 27 mijë euro. Agon Islami është anëtar i kabinetit të Shaip Kamberit dhe ka marrë 25 mijë euro veç pse ka një portal. Presionin që na ka bërë shoqatat për një keqmenaxhim kaq të madh për të zhvatur para. Këtë situatë na e ka imponuar Vetëvendosja. Ky rrjet që është ndërtuar me njerëzit e tyre, dhe ne dyshojmë që ky rrjet ka pasur një qëllim shumë të qartë. Këtu Albin Kurti edhe pse nuk ka fakte në padinë që e kemi bërë, nëse ka folur më së shumti kundër hajnisë është i thirrur për të vepruar”.

Arifi edhe më herët ka kritikuar pushtetin aktual në Kosovë për ndërhyrje flagrante në Luginë. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po tenton programin e saj politik ta shtrijë edhe Preshevë. Për më tepër, i pari i Preshevës ka thënë se VV-ja ka tentuar edhe në Shqipëri ta bëjë të njëjtën politikë

/Shqip.com