Rozë

Argjira “zbulon” djalin që ia rrëmbeu zemrën Beniadës

Argjira Spanca dhe Beniada Nishani

Beniada ishte finalistja e katër e Big Brother.

Ajo nga kjo pjesëmarrje përveç çmimit prej 10 mijë eurove ka fituar edhe famë të madhe.

Ajo ka treguar se do të qëndrojë në Shqipëri për projekte të reja.

Ndërsa mbrëmë Argjira dhe Beniada kanë qenë të ftuara në “Goca dhe Gra” ku kanë folur për projektin e tyre n’Trip dhe jo vetëm.

Teksa ato kanë zbuluar disa nga sekretet e udhëtimeve të tyre, Argjira ka rrëfyer se Beniada u dashuria me një djalë që këndonte tek Pazari Korçës Panajotin.

Vajzat kanë filluar të qeshin dhe Beniada u vu paksa në siklet ndonëse me sportivitet u shpreh se Panajoti mund ta dëgjojë.

Ndryshe, ajo ka treguar se në Big Brother nuk kishte ndonjë person që pëlqente.

Andaj Beniada tashmë është në kërkim të dashurisë./SHQIP.com