Sport Ndërkombëtar

Argjentinasit i luten sulmuesit të ndahen me të dashurën e tij: 20 mijë prej tyre nënshkruan peticion

Kombëtarja e Argjentinës arriti që ta fitojë Kupën e Botës në turneun që u orginizua në këtë fundvit në Katar,

Lionel Messi më shokë më në fund arriti të “kapte” në dorë këtë trofe, të vetmin që i mungonte koleksionit të tij.

Përveç tij, meritë kanë edhe futbollistë të tjerë, e njëri prej tyre është Julian Alvarez.

Sulmuesi i Manchester City pati një paraqitje mjaft të kënaqshme në Botërorin e Katarit, ku shënoi katër gola dhe një asistim në shtatë ndeshje, kështu që ishte golashënuesi më i mirë i kombëtares së tij së bashku me Messin.

Mirëpo, fansave u ka rënë në sy edhe diçka tjetër kur bëhet fjalë për këtë futbollist, e ajo është e dashura e tij, Emilia Ferrero, shkruan Shqip, përcjellin mediat angleze.

Tifozët në Argjentinë janë thellësisht të zhgënjyer dhe nisën një peticion duke i kërkuar që të largohej nga ajo, ndërsa pikërisht ai peticion mblodhi rreth 20,000 nënshkrime.

Fansat u zhgënjyen me sjelljen e Emilia Ferreros, kur në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën ajo nuk i lejon fëmijët të marrin autograf nga i dashuri i saj, por vetëm i lejon ata të bëjnë fotografi me të.

/Shqip.com