Sport Ndërkombëtar

Argjentina triumfon përsëri – 35 ndeshje pa humbje

Argjentina

Argjentina nuk po di të ndalet.

Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni ka shënuar fitore 3-0 ndaj Xhamajkës për të dëshmuar formën e lartë që po kalon.

Një gol i Julian Alvarez dhe dy nga Leo Messi ishin të mjaftueshëm që tifozët e pranishëm në “El Monumental” të festonin.

Tashmë – kësaj kombëtare i duhen vetëm edhe dy fitore ose barazime – për ta barazuar rekordin e Italisë – me 37 ndeshje pa humbje.

Duke u bazuar në formën që ka kaluar nën urdhërat e Scalonit dhe cilësinë ekipore – Argjentina konsiderohet si një nga favoritet kryesore për ta fituar Kupën e Botës “Katari 2022”.

“La Albiceleste” – gjendet në Grupin C – të Botërorit – së bashku me Arabinë Suadite, Meksikën dhe Poloninë./Shqip.com