Sport Ndërkombëtar

Argjentina rikthehet fuqishëm, mposht Meksikën falë “The GOAT”

Argjentina ka mposhtur Meksikën në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Leo Messi ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke i dhënë kombëtares së tij shpresë për kualifikim.

Pikërisht ylli i PSG-së shënoi golin e parë në ndeshje me një gjuajtje jashtë zones.

Golin e dytë e realizoi Enzo Fernandez në minutën e 87-të ku u asistua nga vetë Messi.

Polonia është e para në grupin C me 4 pikë derisa Argjentina dhe Arabia kanë grumbulluar nga 3 pikë. Meksika e fundit me një pike.

/Shqip.com