Sport Ndërkombëtar

Argjentina nën hetim nga FIFA

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të fair-play në finalen e Kampionatit Botëror.

Në finale të Botërorit, Messi me shokë triumfuan pas penalltive ndaj Francës për ta fituar titullin.

Sjelljet e pahijshme dhe ofenduese të lojtarëve dhe zyrtarëve do të hetohen nga organi më i lartë i futbollit në botë.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Argjentinase të Futbollit për shkak të shkeljeve të mundshme të neneve 11 (Sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme) dhe 12 (Sjellje e keqe e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s, si dhe të neni 44 i rregulloreve të FIFA World Cup Katar 2022 në lidhje me Rregulloret e Medias dhe Marketingut për Kupën e Botës FIFA Katar 2022, gjatë finales së Kupës së Botës, Argjentina kundër Francës”, thuhej në njoftimin e tyre.

/Shqip.com