Sport Ndërkombëtar

Argjentina konfirmon formën e mirë përsëri

Argjentina vs Venezuela

Argjentina po kalon formë jetësore.

Të shtunën në Buenos Aires, ata mposhtën Venezuelën me rezultat 3:0, që është njëkohësisht e fundit në tabelë.

‘La Albiceleste’ dominuatn gjetë gjithë pjesës së parë, në të cil╒n e morën edhe golin e parë përmes Nicolas Gonzales në minutën e 34-të.

Golin e asistoi mesfushori i Atletico Madrid, Rodrigo de Paul.

27 vjeçari shërbeu edhe për Angel Di Marian, që paraboloi portierin në minutëte 79-të.

Leo Messi mbrëmë gjatë ndeshjes

Ky i fundit nuk u ndal me kaq, vetëm pas tre minutave lojë shërbeu Leo Messin i cili çoi topin në këndin e poshtëm të djathtë dhe e vulosi fitoren.

Kampionët aktual të “Copa America” nuk kanë të ndalur pasi nuk dijnë për humbje në 30 ndeshjet e fundit, rekord ky që mund të zgjasë akoma falë formës së lartë të tyre.

Vetëm Brazili ka më shumë pikë të grumbulluara në renditjen e kualifikimeve për Katari 2022.

Me 38 të grumbulluara, Argjentina ka katër më pak se “Seleçao”, nga të cilët edhe morën humbjen e fundit.

Të dyja këto ekipe, tashmë e kanë marrë biletën për në kampionat, së bashku me Ekuadorin dhe Uruguain që iu bashkuan dje. /Shqip.com