Rozë

Argjendi përlotet në studio, çfarë e lëndoi atë?

Argjend Raci

Edhe sot edicioni i Për’puthen nuk ka vazhduar ka pasur diskutime në studio për të kaluarat e konkurrentëve në këtë sezonë.

E në lidhje me këtë, Argjendi ka treguar për fëmijërinë e vështirë që ka pasur.

Ai me lote në sy ka treguar se si familja e tij e kanë pasur shumë të vështirë pasi që nëna ka qenë e sëmurë me shëndet dhe babai e ka pasur larg.

“ Gjëja e parë që më vije në mend nga fëmijëria është mungesa e babit në shtëpi, pasi që ai ende nuk kishte letra të Italisë dhe i është dashur kohë që t’i rregullojë ato”, ka thënë ai i përlotur.

Argjend Raci

Argjendi ka treguar se ka ndjerë mungesën e tij, sidomos në operacionet e nënës, pasi që edhe pse ai ju ka ndihmuar financiarisht, mungesa e tij është vërejtur.

Argjendi është djali nga Kosova, i cili jeton në Gjermani dhe në emision ka shkuar për ta gjetur dashurinë./SHQIP.com