Sport Shqiptar

Arens Mateli i bashkohet Prishtinës

Arens Matali

Edhe Arens Mateli i është bashkuar FC Prishtinës.

Futbollisti nga Shqipëria – që së fundmi ishte pjesë e Ballkanit – është prezantuar zyrtarisht te bardhekaltërit.

Mesfushori defanziv – ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin nga kryeqyteti – me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Ndër të tjera – Matali deklaroi se “patjetër që projekti i klubit dhe mbi të gjitha trajneri Ismet Munishi më bindën që të bëhem pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm. Synimet janë që të arrijmë objektivat e klubit. Do të bëjmë maksimumin që Prishtinën ta dërgojmë sa më lart që të jetë e mundur, aty ku e meriton”.

Ky ishte futbollisti i dytë që u prezantua sot te skuadra më e trofeshme në Kosovë, pasi paraprakisht u zyrtarizua edhe Kushtrim Gashi. /Shqip.com