Rozë

Ardit Çuni tregon se kush do të shkojë në finalën e Dance With The Stars

Ardit Çuni

Këngëtari Ardit Çuni ka disa javë që është pjesë e Dance With the stars.

Ai në një intervistë të fundit ka thënë se në finale e madhe do të jëtë në garë me Elhaidën dhe sipas tij ai do të dal fitues.

“Mendoj që gara e fortë është midis meje dhe Elhaidës, edhe nga rezultatet midis ne të dyve, unë e vlerësoj shumë disiplinën e  Elhaidës, por unë them një gjë tjetër, që unë bëj në skenë”.

Ai po ashtu ka thënë se këtë javë mendon që do të largohet Arbri.

“Mendoj që këtë javë rrezikon Arbri, javën tjetër Salsano, do isha midis Megit dhe Julkës dhe pastaj i bie që po shkojmë drejt finales. Nëse e kam të saktë renditjen mendoj që jemi në këto ujëra”.

/Shqip.com