Sport Shqiptar

Ardian Nuhiu te Prishtina? Trajneri shkupjan sqaron situatën

Menjëherë pas shkarkimit të Ismet Munishit, kanë nisur spekulimet për trajnerin e ri të Prishtinës. Në mesin e emrave që janë përmendur është edhe Ardian Nuhiu, i cili për katër vjet e drejtoi Dritën e Gjilanit.  

Lidhur me këtë mundësi ka folur vetë Nuhiu, duke theksuar se, së paku tash për tash nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që thuhet.

“Është e vërtetë, kam parë disa shkrime se është biseduar me mua lidhur me këtë çështje, por nuk është e vërtetë. Për hir të opinionit, dua të sqarohem se nga kryesia e FC Prishtinës askush nuk më ka kontaktuar dhe këto deri tani janë vetëm thashetheme”, ka thënë Nuhiu.

FOTO: FC Prishtina
photo by: @Shpend Ahmeti

Por, trajneri shkupjan ka theksuar se nëse e kontakton kryesia e këtij klubi, do ta shqyrtonte me kujdes. “Nëse do të kisha ndonjë ftesë nga zyrtarët e FC Prishtinës, së pari do ta shikoja projektin e skuadrës se çfarë kërkojnë, aspiratat e klubit, fondin e futbollistëve e kështu me radhë. Ne jemi trajnerë profesionistë, sot jemi këtu nesër dikun tjetër. kështu e ka karriera e trajnerit, nuk i dihet asnjëherë”, është shprehur Nuhiu.

/Shqip.com