Sport Shqiptar

Ardian Nuhiu pranë skuadrës së madhe shqiptare

Vllaznia i ka ndarë rrugët me trajnerin Goce Sedloski prandaj është në kërkim të trajnerit të ri.

Skuadra shkodrane mund t’i besojë bankinën për sezonin e ri, që e nis me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, një shqiptari nga Maqedonia e Veriut.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ardian Nuhiu, i cili prej pak muajsh është pa skuadër, ndërsa së fundmi ka qenë në negociata për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.

Mediat në shtetin fqinj kanë raportuar së marrëveshja mes Nuhiut dhe klubit tetovar ka dështuar me këta të fundit që janë shumë pranë firmës me Orges Shehin, ndërsa burime pranë drejtuesve të Vllaznisë, bëjnë të ditur se kanë nisur bisedimet me trajnerin nga Shkupi. Ai ka drejtuar me sukses Dritën e Gjilanit në Kosovë, duke e shpallur edhe kampione në sezonin 2019-2020. Karriera e Nuhiut si trajner ka nisur te Shkupi.

/Shqip.com