Sport Shqiptar

Ardian Ismajli zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Serinë A

(foto Empoli Fc Official)
(foto Empoli Fc Official)

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, duket se ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Atalantën dhe u kthye si protagonist në ndeshjen kundër Lecces, që skuadra e tij e fitoi 1-0.

26-vjeçari u aktivizua për 90 minuta dhe ndihmoi skuadrën e tij për të mbajtur portën e paprekur dhe për këtë arsye u vlerësua dhe me notën 7,6.

Kjo gjë bëri të mundur që ta vendoste Ismajlin në formacionin më të mirë të javës në Serinë A, duke e bërë dhe të vetmin lojtar nga Empoli që arriti të ishte pjesë e saj.

/Shqip.com