Sport Shqiptar

Ardian Ismajli nuk e harron 2 Korrikun, klube e falënderon për dhuratën

Mbrojtësi kosovar që luan për Kombëtaren Shqiptare dhe Empolin në Serie A italiane, Ardian Ismajli nuk e harron klubin ku mori hapat e parë, 2 Korrikun.

26 vjeçari gjatë ditës së sotme, ka dhuruar ish klubit të tij disa topa futbolli, duke treguar mbështetjen që ka ndaj klubit ku nisi gjithçka.

Kjo nuk është hera e parë që Ismajli bën një gjë të tillë. Derisa për këtë gjest e ka falënderuar edhe vetë klubi kryeqytetas.

“Faleminderit, #ArdianIsmajli! Dhurimi i pesëmbëdhjetë topave të futbollit për neve si FC 2 Korriku, pa dyshim se konfirmon edhe një herë mirënjohjen tënde ndaj klubit ku more hapat e parë në karrierë; për këtë jemi shumë krenarë, mirënjohës e falënderues”, shkruhet në faqen e 2 Korrikut.

/Shqip.com