Lajme

Ardian Gjini fton qytetarët të dalin të votojnë

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga AAK, Ardian Gjini

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në këtë qytet.

Pas hedhjes së votës tha se e shpreson se të gjithë qytetarët e Gjakovës do ta kryejnë obligimin e tyre qytetar, shkruan Shqip.com.

“Sot është një ditë e mirë dhe ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin e të votojnë”, tha ai.

Përballë në balotazh, Gjini e ka Mimoza Kusari-Lilën, kandidate për kryetare të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje./Shqip.com