Rozë

Ardian Bujupi pjesë e “Big Brother Vip Kosova”?- Kjo është e vërteta

Kohëve të fundit në media po raportohet për artistë të ndryshëm që mund të jenë pjesë e “BigBrother VIP Kosova”.

Në mesin e tyre u etiketua edhe këngëtari i njohur Ardian Bujupi.

Mirëpo, ky i fundit nuk mbeti pa reaguar në lidhje me lajmin.

Ai përmes një story në rrjetin social Instagram, bëri me dije që nuk do të jetë pjesë e emisionit, duke e cilësuar lajmin si Fake.

Kujtojmë që emisionin Big Brother VIP Kosova, do ta udhëheq moderatori Alaudin Hamiti