Rozë

Ardian Bujupi flet për raportin e tij me Jasminën

Që nga kënga “Tranova”, Ardian Bujupi dhe Jasmina Kadriu janë përfolur për një lidhje mes tyre.

Lidhur me këto thashetheme së fundmi ka folur vet këngëtari.

Ardiani ishte i ftuar në një intervistë në “Pushime On Top”, ku edhe shuajti kurreshtjen e të gjithëve.

“Jasmina është shoqja ime, më ka ndihmuar me klipin unë i çmoj njerëzit që më ndihmojnë. C’ka ndodh në jetën personale mbetet personale”, duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Ndryshe, Jasmina është ish konkurrentja e “Për’puthen”, që u përfol shumë për lidhjen e saj me Andin./Shqip.com