Ekonomi Biznes

Ardhja e mërgimtarëve rrit të hyrat e parkingjeve

Foto e ilustruar

Ardhja e mërgimtarëve ka rritur të hyrat në “Prishtina Parking”, ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Liridon Restelica. 

Ai thotë se janë duke operuar me bilanc pozitiv, duke shtuar se gjatë muajit gusht presin rritjen e menaxhimit të hapësirave publike.

Restelica shton se presin që shumë shpejt tuneli në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet të bëhet njëkahshe.

“Tani jemi në fazën e përmbylljes dhe arritjes së planifikimit tonë në pjesën e parkingjeve me laura thuajse e kemi kaluar, ndërsa te pjesa e regjistrimit të rezidentëve jemi në situatë kulminante, ku presim që muaji gusht të jetë kampanja e regjistrimit për zonen dy dhe një. I lus që të vijnë për regjistrim, pasi nga shtatori merren masa për bllokim dhe për konfiskim të makinave”. 

“Nga mesi i muajit gusht do të jetë kampanja për informimin e zgjerimit të rrugë. Do të thotë do të zgjerohemi në Ulpianë edhe në pjesën e rrugës ‘B’. Deri në fund të gushtit do të na gjen në menaxhimin e këtyre hapësirave”, thotë ai për EO.

Tutje, ai deklaron se kjo ndërmarrje është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë, “në mënyrë që të zhbllokojmë këtë rrëmujë”./SHQIP.com