Sport Ndërkombëtar

Arda Turan – po kalon momentet më të vështira në karrierë

Arda Turan

Dikur ishte kampion i Spanjës me Atletico Madrid, por transferimi në Barcelonë – në vitin 2015, doli të jetë një vendim i gabuar për të.

Arda Turan – po kalon në një nga periudhat më të errëta në karrierë.

Mesfushori turk – ka pasur probleme fizike të shumta në vitet e fundit, teksa nuk do mundet të parballet kundër Barcës – në kuadër të Europaligës.

Arda Turan: Barcelona player gets suspended sentence for firing gun in  hospital - BBC News
Arda Turan – sa ishte pjesë e Barcelonës

Mundo Deportivo, shkruan se “Turan nuk do të marrë pjesë dhe as nuk do të jetë në stol në ndeshjen eliminatore të Ligës së Evropës ndërmjet Barçës dhe Galatasaray, që do të fillojë javën e ardhshme, me ndeshjen e parë në Camp Nou”.

Teksa, mediumi turk “Sabah Sport” shkruan se “mesfushori nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit”.

Këto lajme kanë vërshuar pasi 35 vjeçari u kthye në fushën e gjelbër – pas një kohë të gjatë – javë më parë, por gjendja e tij fizike ishte larg nga versioni më i mirë.

How to define Arda Turan? A picture is worth more ... - Then24
Arda Turan

Arda – duket që ka probleme me mbipeshë dhe ka mundësi që në fund të sezonit – mund të përshendetet me futbollin.

Ndeshja e parë ndërmjet katalunasve dhe Galasatarayt zhvillohet me datë 10 mars, në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00. /Shqip.com