Sport Ndërkombëtar

Arda Turan – larg nga versioni i dikurshëm

Arda Turan rikthehet pas 5 muajsh.

Qëndroi jashtë fushave të gjelbra për 5 muaj. Pamja e tij e tregonte këtë fakt.

Arda Turan, luajti disa minuta në humbjen që Galatasaray e pësoi prej Giresunspor.

Mesfushori turk u bë viral në rrjetet sociale për shkak të peshës së tepruar, por historia e tij – duket që i arsyeton të gjitha.

Arda, tha se ka kaluar nëpër një periudhë tejet të vështirë dhe kishte momente kur as nuk mund të vraponte siq duhet.

“Kishte ditë kur i kisha vendosur këmbët në gips, javë kur kisha vështirësi të qëndroja në këmbë dhe muaj kur nuk mund të vrapoja drejt. Punoja shumë ditë e natë për t’u rikthyer.

Image
Arda Turan

Rezultati i të gjitha sakrificave të bëra prej muajsh, mundi dhe mundi i madh i njerëzve me të cilët punoj; A është një populizëm i lirë i krijuar si rezultat i një fotoje të bërë nga një kënd tjetër? Jo. Do t’i kujtoj të gjithëve se nuk është kështu, duke punuar shumë, siç kam bërë gjithë karrierën time” u shpreh turku ndër të tjera

Ai po ashtu shtoi se “ Nuk do të nguroj të luftoj për Galatasarayn”.

Arda, kishte ishte bërë i njohur për botën e futbollit sa ishte pjesë e Atletico Madrid, me të cilët e kishte fituar La Ligën – në vitin 2012.

Më pas, ishte transferuar te Barcelona, aventurë e cila doli të jetë e dështuar për të, pasi më shumë kalonte kohë në bankën rezervë se sa duke luajtur.

Porto 1-2 Atletico Madrid: Arda Turan strikes late Atleti winner | Goal.com
Turan – sa ishte pjesë e Atletico Madrid

Sa i përket Galatës, kjo skuadër po kalon momente tejet të vështira në elitën e futbollit turk.

“The Lions” gjenden në vendin e dhjetë në tabele, dhe kanë grumbulluar 27 pikë. 12-të më pak se Konyaspor që kryesojn.

Deri më tani, Galasataray ka arkëtuar vetëm shtatë fitore, ka barazuar gjashtë herë dhe është mposhtur në shtatë ndeshje./Shqip.com