Arda Turan i var këpucët

Një karrierë të gjatë – me shumë suksese i erdhi fundi.
Arda Turan është tërhequr nga futbolli – në moshën 35 vjeçare.
Mesfushori turk – e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Instagram – ku ka shkruar “ishte e vështirë, por e bukur”.
Turan së fundmi ishte pjesë e Galatasarayt – por për shkak të lëndimeve të shumta – në sezonin e kaluar u parqit vetëm shtatë herë në kampionat.
Arda – ka pasur një rrugëtim të bujshëm si futbollist, teksa momentet më të lavishme i kaloi në Madrid, te Atletico.
Me “Los Colchoneros” ai e fitoi La Ligën, Superkupën e Spanjës, Europaligën dhe UEFA Superkupën.
Përveçes – Atleticos – ai e kishte djersitur edhe fanellën e Barcelonës, lëvizje që nuk doli të jetë shumë e zgjuar – sepse nuk arriti asesi të zë vend në formacionin startues – apo të lë shenja në ekip.
35 vjeçari – ka qenë pjesë edhe e kombëtares turke – me të cilën ka zhvilluar 17-të ndeshje zyrtare në total./Shqip.com