Sport Shqiptar

Arbnore Përquku – asistuesja më e mirë e sezonit vjeshtor

Të tjerat shënojnë, ajo “gatuan” topa.

Arbnore Përquku është asistuestja më e mirë në sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sipas statsitikave të nxjerra nga FBK-ja, ajo e mban stafetën – ani pse konkurenca ka qenë e madhe për të.

Basketbollistja e Prishtinës ka një përqindje prej 7.4 asistimeve për ndeshje – duke qënë ndër arsyet më kryesorët pse Prishtina është lidere.

Në vendin e dytë gjendet bashkolojtarja e saj, Aisia Robertson.

Robertson ka një mesatare prej 6.8 asistimeve për ndeshje.

Pesë basketbollistet me më shumti asistime në sezonin vjeshtor të Superligës:

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti që thotë "TOP5 SISTESET ARBNORE PERQUKU 7.4 AP 15 AISIA ROBERTSON 6.8 AP LIGA FEMRAVE ERA SHATRI 5.7 5.7AP AP IRMA KONJUSHA 5.3AP AP KOSOVA RAEL WHITSITT 5.2AP"
Asistueset më të mira të sezonit vjeshtor – të paraqitura në mënyrë grafike

Arbnore Përquku (Prishtina) 7.4.
Aisia Robertson (Prishtina) 6.8.
Era Shatri (Bashkimi) 5.7.
Irma Konjusha (Bashkimi) 5.3.
Rael Whitsitt (Penza) 5.2.

Sa i përket formës ekipore, Prishtina ishte bindshëm skuadra më e mirë.

Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, shënoi po aq fitore – duke mos i lënë vend rastësisë.

Në vendin e dytë gjendet Peja, e cila ka tetë fitore dhe dy humbje – të dyja të shkaktuara nga Prishtina. Skuadra e vetme pa fitore është Kastrioti.

Në dhjetë takime, është mposhtur dhjetë herë dhe sezonin tjetër me shumë gjasë do e vazhdojë në kategorinë e dytë të basketbollit vendor./Shqip.com

Gjendja në tabelë