Sport Ndërkombëtar

Arbnor Muja shënon nga penalltia, Antwerp kalon tutje në Kupën e Belgjikës

Skuadra belge Antwerp, në të cilën aktivizohet futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja, është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Belgjikës duke e eliminuar pas penalltive ekipin Beveren me rezultat 3:2, shkruan Shqip.com.

Mujës iu besuan goditja e një penalltie të cilën e realizoi me saktësi.

Mitrovicasi 23-vjeçar në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të.

Koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat 2:2.

Antwerp që nga minuta e shtatë luajti me 10 futbollistë pas përjashtimit me karton të kuq të Janssen.

Muja në këtë verë u transferua nga FC Drita në Antwerp dhe dalëngadalë po e fiton besimin e trajnerit.

/Shqip.com