Sport Shqiptar

Arbnor Muja reagon pas deklaratës së përzgjedhësit Giresse

Arbnor Muja është ndër futbollistët e Kosovës më në formë që luajnë jashtë vendit, por ai nuk u ftua nga përzgjedhësi Alain Giresse për ndeshjet e radhës kualifikuese.

Vetë futbollisti ka reaguar me anë të një postimi, për të sqaruar situatën.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje miq,

Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga selektori i Përfaqësuesës së Kosovës, Alain Giresse.

Por sot, nuk do të heshti!

Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullarë në ndeshjet e qërshorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit.

Secili trener dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dijnë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë!

Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!

Suksese përfaqësuesës së Kosovës.

Me respekt,

Arbnor Muja.

/Shqip.com