Sport Shqiptar

Arbnor Morina mund të emërohet trajner i skuadrës së madhe kosovare?

“Timonieri” Arbnor Morina mund të bëhet me skuadër të re.

Ish-trajneri që së fundmi e drejtoi Ferizajn në Ligën e Parë dhe në Superligë, është në negociata me skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit prizrenas.

Liria që është një ndër klubet më të mëdha në Kosovë momentalisht po drejtohet nga trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhengiz Rexhepi, me të cilin pritet që skuadra ta ndërpresë bashkëpunimin.

Liria e ka përfunduar stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës me 24 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Feronikeli 74.

/Shqip.com