Lajme

ARBK shfuqizon vendimin për suspendimin e çertifikatës së Klan Kosova

Sot, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i Shoqërisë Tregtare Klan Kosova Sh.P.K. ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendmin e certifikatës së biznesit.

Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu, kanë ndryshuar rrethanat faktike“, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar.

Vendimin e sotëm, ARBK-ja e ka përcjellur në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe në Klan Kosova.

Klan Kosova ka bërë shkresë zyrtare drejtuar KPM-së, në mënyrë që t’i njoftojë për korrigjimet e bëra dhe vendimin e ri të ARBK-së.

/Shqip.com