Kulturë

Arbëreshët, pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino

Arbëreshët, pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino
Arbëreshët, pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të jetë pjesë e agjendës së Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino të Italisë.

Këtë vit Shqipëria do të jetë e ftuara e nderit, në Panairin Ndërkombëtar të Librit që do të organizohet në Torino, në datat 18-22 maj 2023. Ndërsa më 21 maj 2023, në sallën “Albania” po në Torino, do të zhvillohet një takim i dedikuar për QSPA, e cila do të përfaqësohet nga drejtorja ekzekutive e saj, Diana Kastrati dhe nga tri prej studiueseve të qendrës: Silvana Nini, Dorina Arapi dhe Rudina Hoxha.

Ky takim është një aktivitet prezantues mbi veprimtarinë dhe botimet e qendrës në një hark kohor trevjeçar, si një strukturë koordinuese për të promovuar kulturën dhe trashëgimininë e arbëreshëve të Italisë.

Në këtë takim, si dhe gjatë gjithë programit të Panairit do të jenë gjithashtu të pranishëm autorë e studiues shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë në Panairin Ndërkombëtar e Librit në Torino.

/Shqip.com