Sport Shqiptar

Arbër Hoxha në 11-shen e gjysmëstinorit në Kroaci

Mesfushori nga Kosova, Arbër Hoxha, po shkëlqen në elitën e futbollit kroat me skuadrën Slaven Belupo.

Hoxha në këtë edicion me Slaven Belupo i ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asist duke qenë ndër më të mirët e skuadrës së tij, por jo vetëm.

24-vjeçari është përfshirë në 11-shen më të mirë të sezonës nga mediat kroate, raporton Shqip.com.

Hoxha konsiderohet një ndër lojtarët më të talentuar nga Kosova në vitet e fundit.

Ai ka bërë karrierë edhe te Lokomitiva e Zagrebit,  FC Ballkani, Besa e Pejës, Hajvalia, Prishtina dhe Istogu.

Hoxha me Përfaqësuesen e Kosovës I ka zhvilluar edhe tre ndeshje miqësore dhe e ka realizuar një gol.

Ai në të ardhmen krahas Kosovës mund të aktivizohet edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

/Shqip.com