Rozë

Arbër Hajdari kritika të forta banorëve: Nuk dini të luani, s’keni strategji

Banorët e këtij edicioni sipas Arbrit nuk dinë të luajnë, pasi nuk kanë strategji, lidership dhe nuk dhurojnë emocione te publiku siç ka ndodhur në edicionin e kaluar të “BBV”.

Gjatë spektaklit ai tha se ish-lojtarët kanë ditur të kenë një strategji të qartë, kanë ditur të krijojnë aleanca, kanë ditur të krijojnë grupe, të nominojnë, kanë qenë lojtarë të zgjuar.

Për mendimin tim brenda shtëpisë nuk ka grupe, madje nuk ka as lider se ndoshta mund t’u ketë ngelur mendja tek tre të preferuarit para dy javësh. Mendoj se nuk kanë as strategji, madje mendoj se edhe ata që e konsiderojnë veten lider, nuk janë të tillë dhe për mua nuk kanë as strategji.

Ish-lojtaret e ‘Big-ut’ që kanë treguar dhe sukses brenda asaj shtëpie kanë ditur të ndajnë emocione me publikun.

Ata kanë ditur të kenë një strategji të qartë, kanë ditur të krijojnë aleanca, kanë ditur të krijojnë grupe, të nominojnë, kanë qenë lojtarë të zgjuar.

Pyetja ime është, a ka ndonjëri prej jush që ka ndonjë strategji brenda atij formati për të fituar çmimin e madh?”, tha ai.

/Shqip.com