Rozë

Arbër Hajdari ka një këshillë për Luizin dhe Kiarën

Arbër Hajdari

Opinionisti Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të “Top Albania Radio”.

Por, edhe pse ishte i ftuar për një ngjarje tjetër, opinionistit nuk iu kursyen pyetjet lidhur me Big Brother Vip Albania.

Arbër Hajdari u pyet se çfarë këshille do t’iu jep çiftit të ri brenda kësaj shtëpie e qe nuk ngurroi të përgjigjet.

“Secilit prej banorëve aty do të iu jepja nga një këshill… Çiftin do e këshilloja që gjërat t’i marin hap pas hapi”, tha Arbër Hajdari”.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë filluar dashurinë  e tyre brenda shtëpisë së BBVA. Dyshja janë tashmë ndër banorët më të pëlqyer nga publiku.

Së fundi këngëtari i ka dedikuar moderatorës një këngë për festën e Shën Valentinit e cila ka marrë miliona klikime deri tani.

/Shqip.com