Rozë

Arbenita u përgjigjet ndjekësve për ndërhyrje në fytyrë

Ish-partnerja e Feros, Arbenita Ismailaj ka mohuar gjithmonë të ketë ndryshuar diçka në fytyrën apo trupin e saj.

Madje edhe pyetjeve me “spec” të ndjekësve ajo iu përgjigjet shkurt dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Së fundmi, dikush i ka shkruar modeles t’i tregojë ku e ka bërë rinoplastikën, ndërsa Arbenita ka publikuar me screenshot bisedën dhe përgjigjen e saj.

“Do të ta thoja me shumë dëshirë, por për fat të keq me të do të takohesh vetëm kur të vdesësh”- shkruan modelja, duke lënë të kuptohet se “kështu e ka bërë Zoti”.

/Shqip.com