Lajme

Arben Vitia thërret konferencë për media bashkë me Naser Ramadanin dhe Valbon Krasniqin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur konfererencë për media të premten nga ora 17:00, në ndërtesën e Qeverisë, njofton Shqip.com.

Ende nuk është bërë e ditur se për çfarë arsye është thirrur të mbahet kjo konferencë.

Ndërkaq, bashkë me Vitinë, do të jenë edhe drejtori i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ndryshe, të mërkurën, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte mbajtur një konferencë ku kishte bërë të ditur se janë hequr nga administrimi mbi 133 mijë vaksina anti-COVID-19 të llojit AstraZeneca, pasi që u kishte skaduar afati./Shqip.com