Lajme

Arben Vitia sot raporton para Komisionit për Shëndetësi

Arben Vitia - Ministër i Shëndetësisë

Gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ky raportim i Vitisë para anëtarëve të komisionit vjen pas shumë kritikave nga ana e partive opozita lidhur me sistemin e Shëndetësisë.

Raportimi i Arben Vitisë nis në ora 10:00.

Kujtojmë se që nga 6 tetori, sektori më i rëndësishëm në vend kishte mbetur pa udhëheqje.

Vitia ishte ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2, por dorëheqja e tij erdhi me 1 tetor të vitit 2021 për ta vazhduar kandidaturën për të parin e Prishtinës.

Ndonëse, Vitia humbi zgjedhjet në Prishtinë, pozita e ministrit të shëndetësisë, iu kthye me 26 dhjetor të 2022-tës.

/Shqip.com