Lajme

Arben Vitia sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV - Arben Vitia

Arben Vitia nga sot do të jetë sërish minister i Ministrisë së Shëndetësisë

Emërimi i Vitisë u bë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kujtojmë se që nga 6 tetori, sektori më i rëndësishëm në vend kishte mbetur pa udhëheqje.

Vitia ishte ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti 2, por dorëheqja e tij erdhi me 1 tetor të vitit 2021 për ta vazhduar kandidaturën për të parin e Prishtinës.

Ndonëse, Vitia humbi zgjedhjet në Prishtinë, pozita e ministrit të shëndetësisë, sot iu kthye.

/Shqip.com