Lajme

Arben Ismajli tërhiqet nga gara për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Është tërhequr nga gara për Kryeprokuror të Shtetit, Arben Ismajli.

Kjo është bërë  ditur nga Këshilli Prokurorial i Kosovs të cilat kanë mbajtur mbledhje gjatë ditës së premte dhe kanë rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues”, thuhet në njoftim.

Kandidatët e rikonfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

  1. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  2. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
  3. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
  4. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
  5. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit./Shqip.com