Sport Shqiptar

Arben Fetahu për Kupën e Kosovës: 4 ditë me super spektakël, të jetë mesazh se është sport i paqes dhe jo i dhunës

FOTO: Arben Fetahu
FOTO: Arben Fetahu

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka folur në lidhje për Kupën e Kosovës, që do të mbahet në Rahovec.

Fetahu tha se 4 ditë me super spektakël të basketbollit, të jetë një mesazh për të gjithë, që ky sport po rikthehet ku e ka vendin, të jetë mesazh se është sport i paqes dhe jo i dhunës dhe inspirues për gjeneratat e reja që ëndërrojnë të luajnë një ditë para publikut të zjarrtë, njofton Klankosova.tv.

Mesazhi i Kryetarit Fetahu për Final 8 Kupën e Kosovës

Të nderuar basketbolldashës,

Të mërkurën fillon spektakli i basketbollit në Rahovec. Skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, Superligës së Femrave dhe Ligës së Parë të Meshkujve do të garojnë për trofetë e çmuar, e ku jam i bindur se do të ketë basketboll cilësor në parket dhe atmosferë sportive në tribuna.

Final 8 Kupa e Kosovës është një nga ngjarjet më të rëndësishme për basketbollin e Kosovës, andaj të gjithë pjesëmarrësve ju dëshiroj suksese.

Jam i bindur që klubi i Rahovecit do të bëjë çmos që ky organizim të mbahet gjatë në memoriet tona, ashtu siç kanë bërë edhe në kaluarën. Stafi i FBK-së edhe kësaj radhe do të asistojë për një organizim të jashtëzakonshëm të basketbollit.

Katër (4) ditë me super spektakël të basketbollit, të jetë një mesazh për të gjithë, që ky sport po rikthehet ku e ka vendin, të jetë mesazh se është sport i paqes dhe jo i dhunës dhe inspirues për gjeneratat e reja që ëndërrojnë të luajnë një ditë para publikut të zjarrtë.

Festa e Pavarësisë së Kosovës do të bëjë edhe më madhështore këtë ngjarje. Le të jetë një festë e basketbollit për të gjithë!

Basketbollistët, trajnerët, gjyqtarët dhe punëtorët sportivë i presin ditë shumë të ngarkuara, por sigurisht se do t’ia dalin me sukses, ashtu siç ia kanë dalur gjithmonë, ndërsa tifozeritë të jenë shembull se si përkrahet skuadra e tyre e zemrës.

Kjo ngjarje dhe shumë të tjera do të ishin të pamundura të zhvilloheshin pa përkrahjen e sponsorëve tanë që gjithmonë janë me ne, në ditë të vështira dhe të lumtura. I falënderoj pafundësisht për ndihmën e dhënë në sportin e zemrës.

Le të jetë një spektakël dhe festë e basketbollit!

I juaji,

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së

/Shqip.com